Një shqiptar nga Kosova me skuadrën italiane po bëjnë namin në Itali

- Bota Sot

Një shqiptar nga Kosova me skuadrën italiane po bëjnë namin në Itali

Po kush do ta kishte pritur në fillim të edicionit një ecuri kaq fantastike të skuadrës së Como-s? 

Ndoshta as optimisti më i madh nuk do ta imagjinonte se kjo skuadër do të ishte pjesë e katërshes së parë në Serie A në këtë fazë të kampionatit.

Como po vazhdon të befasojë, duke u renditur përpara gjigantëve si Juventusi dhe Roma.

Edhe në udhëtim ndaj Pisa-s, Como tregoi “muskujt”, duke triumfuar bindshëm me rezultat 2:0.

Në minutën e 64-të, në fushë u inkuadrua reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili dha kontributin e tij në fitoren e madhe.

Perrone në minutën e 68-të dhe Douvikas në minutën e 76-të realizuan golat.

Pisa mbetet në fund të tabelës me vetëm 12 pikë të grumbulluara.

Interi kryeson me 39 pikë, pasuar nga Milani 38, Napoli 37, ndërsa Como, Juventusi dhe Roma ndajnë nga 33 pikë secila.

Më pas vjen Bologna me 26 pikë.



Read it all at Bota Sot