Diar Halili drejt Tiranës

- Bota Sot

Diar Halili drejt Tiranës

Tirana vazhdon lëvizjet në merkato, me drejtorin sportiv Omer Bunjaku i cili po rindërton thuajse nga e para ekipin në dispozicion të trajnerit Ardijan Nuhiu për pjesën e dytë të sezonit.

Bardheblutë kanë bërë shumë largime, ndërsa që në ditët e para të këtij viti kanë nisur prezantimet me radhë të lojtarëve të rinj në të gjitha repartet.

Por sipas mediave në Kosovë, emri i radhës pritet të vijë pikërisht nga Superliga atje, pasi kryeqytetasit kanë piketuar mbrojtësin Diar Halili nga ekipi i Prishtinës.

Qendërmbrojtësi 22-vjeçar ka gjetur akordin me Tiranën dhe pritet të bëhet pjesë e tij në ditët në vijim. Halili ka eksperiencë në Superligën e Kosovës me Prishtinën, ndërsa më parë ka veshur edhe fanellën e Vjosës, Besës dhe 2 Korrikut në kampionatin kosovar, si dhe ka qenë për një vit pjesë e ekipit të Portos U19 në Portugali.



Read it all at Bota Sot