Erdin Hashani i bashkohet stafit teknik të FC Prishtinës

- Bota Sot

Erdin Hashani i bashkohet stafit teknik të FC Prishtinës

Stafit teknik të klubit të futbollit Prishtina i është bashkuar Erdin Hashani, i cili do të ushtrojë detyrën e ndihmës trajnerit të ekipit të parë.

“Hashani sjell me vete përvojë të vlefshme në rolin e trajnerit, duke udhëhequr më parë skuadra nga Liga e Parë si Vjosa, Vllaznia e Pozharanit dhe Flamurtari.

Po ashtu, ai ka përvojë edhe me Kombëtaren U18 të Kosovës, duke qenë pjesë e stafit teknik.

Në të kaluarën, Erdin Hashani ka qenë edhe futbollist i FC Prishtinës, duke e njohur mirë kulturën, vlerat dhe objektivat e klubit.

FC Prishtina i uron Erdin Hashanit mirëseardhje dhe shumë suksese në angazhimin e ri”, njofton FC Prishtina.



Read it all at Bota Sot