Xherdan Shaqiri shënon gol spektakolar ndaj çekëve

- Bota Sot

Xherdan Shaqiri shënon gol spektakolar ndaj çekëve

Baseli, kampion në fuqi i Zvicrës, ka shënuar fitore në miqësore me rezultat 4:3 ndaj Slavia së Pragës nga Republika e Çekisë..

Për Baselin shënuan Albian Ajeti (8), Xherdan Shaqiri (65), Kaio Eduardo (82) e Salah (87 - nga penalltia dhe për Slavian Cham (39), Schranz (43) e Isife (90+2).

“Megjithatë, në pjesën e parë, skuadra e Ludovic Magnin pati vështirësi me lojën e presionit të çekëve.

Pasi Albian Ajeti FC Basel shënoi për epërsinë në fillim të ndeshjes me një kundërsulm, Slavia e ktheu ndeshjen pas dy gabimeve të dukshme në lojën Baselit”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

"E nisëm mirë pjesën e parë, por humbëm pak pasi morëm epërsinë.

Mund të shihej lodhja pas seancave të fundit stërvitore.

Për një miqësore të parë, është në rregull", tha trajneri i Baselit, Magnin.

“Me kapitenin Xherdan Shaqiri në fushë, loja e Baselit rrjedhi shumë më mirë.

Lojtari barazoi pas një ore me një gjuajtje spektakolare nga jashtë dhe më vonë krijoi një asist për golin e Kaio Eduardo për ta bërë rezultatin 3:2 pas një goditjeje të shkëlqyeshme me Dominik Schmid.

Në fazat e fundit, Ibrahim Salah shënoi një tjetër gol nga pika e bardhë para se çekët të arrinin të shënonin një në kohën shtesë”, shkruan media zvicerane.

"Jemi shumë të kënaqur. Ishte një ndeshje e parë shumë pozitive", - tha Magnin.



Read it all at Bota Sot