Edhe pse është tërhequr nga futbolli, Toni Kroos vazhdon të jetë shumë i lihdur me të, e sidomos me ish-klubin e tij të fundit, Real Madrid.
Mediet spanjolle bëjnë me dije se Kroos iu ka sugjeruar drejtuesve të Real Madridit transferimin e Lennart Karl.
17-vjeçari mund të quhet fare mirë zbulimi i madh i këtij sezoni, jo vetëm te Bayern, por kudo në Europë. Lennart Karl mund të luajë si mesfushor sulmues ose si anësor i djathtë dhe profili i tij përshtatet shumë me mënyrën e lojës së Real Madridit.
Në fakt, edhe vetë lojtari në një intervistë të dy ditëve më parë u shpreh publikisht se një ditë dëshiron të veshë fanellën e Real Madridit. Megjithatë, largimi nga Bayern duket i vështirë për të ndodhur tani për tani.
Djaloshi ka kontratë me klubin bavarez deri në vitin 2028 dhe Bayern ka përjashtuar deri tani çdo mundësi largimi të tij.