Algjeria ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Afrikës.
Ata e mposhtën Kongon, me rezultat 1:0, duke shënuar në fund të vazhdimeve.
Heroi i mbrëmjes për algjerianët ishte Boulbina, i cili shënoi një supergol në minutën e 118-të.
Algjeria në çerekfinale do të përballet me Nigerinë të shtunën nga ora 17:00.