Një natë e keqe për Arijanet Muriç! Juventusi fiton e Zhegrova pak minuta

- Bota Sot

Një natë e keqe për Arijanet Muriç! Juventusi fiton e Zhegrova pak minuta

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, ka pas një natë të keqe si vendas me Sassuolon.

Skuadra e Sassuolos nuk i bëri ballë sulmit të Juventusit duke pësuar humbje me rezultat 3:0, në takimin e javës së 19-të të Serie A.

Futbollistët Muharremoviq (16 - autogol), Miretti (62) e Dabid (63), ishin kreatorë të fitores së “Zonjës së Vjetër”.

Edon Zhegrova ngrohu pankinën dhe u aktivizua në minutën e 90-të në fitoren e Juves.

Juventusi zë vendin e katërt me 36 pikë sa ka edhe Roma në të pestin. 

Sassuolo është në pozitën e 11-të me 23 pikë të grumbulluara.



Read it all at Bota Sot