Shqiptari spikat në Angli, i treti me më shumë kontribute për gola

- Bota Sot

Shqiptari spikat në Angli, i treti me më shumë kontribute për gola

Futbollisti Anis Mehmeti është një nga elementet më të spikatur të këtij sezoni në Championship (Liga e Dytë e Anglisë).

Lojtari shqiptar po zhvillon një kampionat mjaft pozitiv me fanellën e Bristol City-t.

Deri më tani, Mehmeti ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 6 asiste.

Gjithsej kemi të bëjmë me 14 kontribute për gol për futbollistin 24-vjeçar.

Një shifër kjo që e rendit atë të tretin në listën e lojtarëve me më tepër kontribute për gol në Championship.

Më lart se ai qëndrojnë vetëm Sorba Thomas dhe Adam Armstrongu, të dy me nga 15 kontribute për gol.



Read it all at Bota Sot