Scott Parker “var” shpresat te Armando Broja?

- Bota Sot

Scott Parker “var” shpresat te Armando Broja?

Burnley do të presë në shtëpi ditën e sotme Manchester United dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e javës së 21 të kampionatit.

Një duel shumë i rëndësishëm, sidomos për tifozët shqiptarë.

Armando Broja do të luftojë kundër “djajve” dhe do të synojë për 3 pikët.

Sulmuesi shqiptar do të marrë sërish “përgjegjësinë” e repartit të sulmit dhe gjetjes së golave.

Për këtë Scott Parker për të disatën herë në ndeshjet e fundit do ta vendosë në majën e sulmit, duke “varur” shpresat tek talenti i kuqezinjve.

Sfidë kjo që do të startojë në orën 21:15 dhe zhvillohet në stadiumin "Turf Moor".



Read it all at Bota Sot