Transferimi te Girona në rrezik

- Bota Sot

Transferimi te Girona në rrezik

Marc-Andre Ter Stegen është dëmtuar përsëri.

Portieri gjerman është larguar përpara kohe nga seanca e parë stërvitore që klubi i tij mbajti dje në Arabinë Saudite.

Në vigjilje të gjysmëfinales me Atletic Bilbao klubit katalan i është dashur që të bëjë llogaritë me dëmtimin e parë për këtë vit të ri kalendarik. Tërheqja muskulore e Ter Stegen do të ndikojë shumë në planet e skuadrës dhe të lojtarit në merkato.

Siç dihej Barça ishte përgatitur për të huazuar Ter Stegen te Girona pasi kërkonte që të çlirohej prej pagës së tij për të paktën gjashtë muaj ndërsa këtë transferim edhe vetë lojtari e kishte miratuar pasi është në kërkim të minutave në fushë për të siguruar një ftesë nga Kombëtarja gjermane në Botërorin e 2026-ës.



Read it all at Bota Sot