Çfarë po ndodh me Arijan Ademin?

- Bota Sot

Çfarë po ndodh me Arijan Ademin?

Dinamo e Zagrebit përjetoi spastrimin më të madh në historinë e saj gjatë verës që lamë pas. Ardhja e Zvonimir Bobanit në krye të politikës sportive solli ndryshime rrënjësore në “Maksimir”: mbi 40 transferime u realizuan dhe disa nga yjet më të mëdhenj u larguan nga klubi.

“Njëri prej tyre ishte Arijan Ademi, legjenda dhe ish-kapiteni i Dinamos. Mesfushori nga Maqedonia u transferua te Ujpest në Hungari si lojtar i lirë, por aventura e tij e re është larg pritshmërive për 34 – vjeçarin”,  -shkruan mes të tjera media kroate “Index”.

“Ademi e nisi sezonin si titullar, duke luajtur në katër ndeshjet e para, në të cilat Ujpesti grumbulloi katër pikë. Megjithatë, ai u ndëshkua me katër kartonë të verdhë në vetëm pesë ndeshje, më shumë se në dy sezonet e fundit në SHNL kroate, gjë që çoi edhe në pezullim.

Më pas nisën problemet: minuta të kufizuara, lëndime dhe rënie e rolit në skuadër, situatë që vazhdoi deri në fund të gjysmës së parë të sezonit.

Që nga ajo periudhë, Ademi ka nisur si titullar vetëm dy ndeshje të ligës. Ai është aktivizuar në gjashtë të tjera, por vetëm një herë ka luajtur më shumë se 30 minuta.

Në pesë javët e fundit: në dy ndeshje nuk ishte fare në skuadër, një herë e kaloi ndeshjen tërësisht në stol, dy herë hyri në lojë vetëm për 20–30 minutat e fundit.

Në total, ai ka bërë 12 paraqitje për klubin e tij të ri në kampionat dhe një në kupë. Ai nuk ka shënuar asnjë gol, dhe ka asistuar një herë - në një fitore kundër MTK. Ujpest është aktualisht i teti në ligë, ligë e cila ka 12 ekipe, dhe është tetë pikë mbi zonën e kuqe.

Ademi e filloi karrierën e tij në Shibenik, nga ku u transferua te Dinamo në verën e vitit 2010. Ai kaloi një sezon i huazuar te Lokomotiva dhe shumë shpejt u bë një anëtar i domosdoshëm i formacionit titullar të Dinamos. Kur i dha lamtumirë në verë, klubi i tha se dera ishte gjithmonë e hapur për të.

Falë luftës së tij të paepur, ai shpejt u bë kapiten i klubit. Në tetor 2015, ai përjetoi ditët më të vështira të karrierës së tij kur dështoi në një test dopingu pas një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve me Arsenalin dhe u pezullua për katër vjet. Ademi arriti që dënimi të reduktohej në dy vjet në procesin e apelimit.

Ai ka mbetur te Dinamo, me një pushim të shkurtër në vitin 2023. Pastaj në mars ai u largua për te Pekin Guoan

i Kinës për 500 mijë euro, por Dinamo e ktheu atë përpara sezonit të ardhshëm, të vetëdijshëm se dhomave të zhveshjes po u mungonte një lider. Në sezonin e tij të fundit, ai ishte kryesisht zëvendësues dhe tifozët shpesh e kritikonin që luante duke u bazuar në lavdinë e tij të vjetër”, shkruan media kroate.

Ai luajti gjithsej 420 ndeshje për Dinamon. Ademi shënoi 27 gola dhe ka pas 24 asistime, dhe golat e tij në Evropë kundër Pakhtakor, RB Salzburg dhe Hapoel do të jenë të paharrueshëm.

Me Dinamon, ai fitoi 12 tituj kampioni, gjashtë kupa dhe katër Superkupa.



Read it all at Bota Sot