Bylis – Tirana do të “ngre siparin”

- Bota Sot

Bylis – Tirana do të “ngre siparin”

"Abissnet Superiore" ka hyrë në fazat më të “nxehta” të saj, ku tashmë çdo pikë do të vlejë shumëfish. Ndeshja e parë e fazës së 3-të të kampionatit do të luhet mesjavën e ardhshme.

Saktësisht, java e 19-të e Superiores do të zhvillohet e ndarë në 2 ditë, të mërkurën dhe të enjten e javës tjetër, kun ë program janë 5 duele mjaft të luftuara. Kështu me 14 janar do të zhvillohen 3 sfida.

Bylis – Tirana do të “ngre siparin” e kësaj jave, me sfidën që do të luhet në “Adush Muça” dhe starton në orën 13:30. Ndërkohë në orën 17:00 do të luhet paralelisht në Shkodër dhe në Elbasan.

Në “Elbasan Arena” do të përballen Elbasani dhe Flamurtari, ndërsa në “Loro Boriçi” do të vihen përballë Vllaznia – Egnatia.

Nga krahu tjetër për ditën e enjte janë rezervuar 2 sfidat e tjera. Në “Arenën e Demave” duke nisur që nga ora 13:30 do të përballen Partizani – Vora, teksa në orën 17:00 të gjithë do të jenë “sy e veshë” në “Niko Dovana”, aty ku do të përballet Teuta – Dinamo.

JAVA e 19-të:

Bylis – Tirana 14.01.2026 13:30

Vllaznia – Egnatia 14.01.2026 17:00

AF Elbasani – Flamurtari 14.01.2026 17:00

Partizani – FK Vora 15.01.2026 13:30

Teuta – Dinamo City 15.01.2026 17:00



Read it all at Bota Sot