Dugarry, shumë i ashpër ndaj De Zerbit

- Bota Sot

Dugarry, shumë i ashpër ndaj De Zerbit

Humbja në shtëpi ndaj Nantes (0:2) ka hapur zyrtarisht krizën tek Olympique Marseille.

Pas kësaj disfate në “Velodrome”, skuadra e De Zerbit është e treta me 32 pikë, e barabartë me Lille, por 7 pikë pas PSG-së dhe 8 nga kryesuesi Lens.

Christophe Dugarry e ka sulmuar ashpër trajnerin italian në emisionin “Rothen s’enflamme” në RMC:

“Nuk e kuptoi që skuadra nuk kishte energji. Ai është trajneri i OM. Nuk e di çfarë po bën, është plotësisht i humbur, nuk kupton asgjë”. 

Më pas kritikoi edhe ekipin: “Janë të gjithë të dobët dhe katastrofikë”.

Sulmi ndaj De Zerbit u bë edhe më i drejtpërdrejtë: “Thotë se duhet të bëhet psikolog. Mjaft me psikologjinë, bëhu trajner! Është i mbivlerësuar, ka stërvitur gjithmonë skuadra mediokre dhe po tregon se është një trajner mediokër”.

Sipas Dugarry, Marseille ka nevojë për ndryshim, por shton se “De Zerbi ka ende një shans të jashtëzakonshëm, pasi gjithçka mund të ndodhë ende”.



Read it all at Bota Sot