Ndryshim planesh te Partizani

- Bota Sot

Ndryshim planesh te Partizani

Skandër Tahri dhe Amdi Diallo do të mbeten te Partizani, edhe për pjesën e mbetur të sezonit. Klubi ka ndryshuar planin për dy lojtarët, siç mëson “Panorama Sport”.

Bashkë ishin drejt Luftëtarit në Kategorinë e Parë, megjithatë gjithçka ndryshoi në orët e fundit. Diallo është një element shumë i rëndësishëm për ekipin U-19. Aty ku Partizani e kërkon me ngulm fitimin e titullit, pas dështimit në edicionin e kaluar. Diallo kontribuon edhe tek ekipi B në të njëjtën kohë. Për këtë mbrojtësi i qendrës do të vazhdojë të kontribuojë te Kompleksi Partizani. Ndryshe situata për Tahrin.

PORTA- Tahri nuk numëron asnjë minutë në këtë edicion me ekipin e parë, edhe pse ka qenë në stol. Kjo pasi portierët Qirko dhe Hoxha akoma konsiderohen respektivisht alternativa e parë dhe e dytë. Po ashtu tek ekipi B, numëron vetëm një paraqitje.

Sinjali i Partizanit për ta mbajtur, tregon se në pjesën e dytë të sezonit mund t’i jepet besim në projektin e klubit. Po ashtu do të jetë i gatshëm, për çdo rast të pakëndshëm dëmtimi. 21-vjeçari kujtohet për paraqitjen në “Final Four” me Dinamon ku të kuqtë fituan betejën për vendin e tretë. Tahri u konsiderua edhe si lojtari i ndeshjes.

Te Partizani është veteran Alban Hoxha, që vetëm disa ditë më parë u pajis me licencën e UEFA C. Tashmë mban edhe statusin e trajnerit, ndërsa i pritshëm do të jetë vendimi për ta përfunduar karrierën në fundin e sezonit. Asnjë lojtar tjetër i Superiores, nuk qëndron besnik te një klub prej vitit 2013.



Read it all at Bota Sot