Rosenior mesazh për tifozët e Chelseat

- Bota Sot

Rosenior mesazh për tifozët e Chelseat

Trajneri i ri i Chelseat, Liam Rosenior, u ka dhënë një mesazh të qartë tifozëve të klubit, duke i ftuar ata të besojnë te skuadra dhe te projekti që po ndërtohet.

“Mesazhi im për tifozët e Chelseat? Besoni. Besoni në atë që është një klub i jashtëzakonshëm futbolli.

Besoni te lojtarët, sepse kur i jepni energji ekipit tuaj, ju e ndihmoni atë të fitojë”, u shpreh Rosenior.

Tekniku theksoi se mbështetja e tifozëve është vendimtare për arritjen e objektivave. “Për këtë arsye jam këtu unë.

Për këtë është këtu edhe stafi im dhe lojtarët. Ne jemi këtu për të fituar dhe kemi vërtet nevojë që tifozët të na ndihmojnë ta arrijmë këtë”, shtoi ai.

Chelsea synon të rikthehet në nivelet më të larta të futbollit anglez dhe evropian, ndërsa Rosenior e sheh unitetin mes klubit, ekipit dhe tifozëve si çelësin kryesor drejt suksesit.



Read it all at Bota Sot