Remzifaik Selmani, futbollist më përvojë të gjatë, është larguar nga klubi i Ferizajt.
Selmani u paraqit në pjesën vjeshtore në ekipin ferizajas.
“Faleminderit Remzifaik Selmani!
FC Ferizaj njofton se ka përfunduar bashkëpunimin me sulmuesin Remzifaik Selmani pas 6 muajsh angazhimi.
E falënderojmë Remzifaikun për korrektësinë, dhe kontributin e tij me fanellën e klubit tonë, duke i uruar shëndet dhe suksese të mëtejme në karrierë”, njofton FC Ferizaj.
Ekipi Ferizaj është në vend të nëntë me 19 pikë, në zonën më të keqe të mundshme.