Ademi firmos me Lirinë

- Bota Sot

Ademi firmos me Lirinë

Futbollisti Vigan Ademi ka firmosur me skuadrën me renome Liria e Prizrenit.

Futbollisti ka luajtur për disa skuadra të ndryshme në vendin tonë, ndaj me Lirinë synon rikthimin në shoqërinë e më të mirëve.

“Ademi është bardhezi! 

Mesfushori 24-vjeçar, bashkohet me ekipin tonë pas përvojës te Ferizaj, Prishtina e Re, Flamurtari dhe Ramiz Sadiku. 

Gati për sfida të reja”, njofton FC Liria.

Skuadra e Lirisë zë vendin e 5-të me 36 pikë të mbledhura.



Read it all at Bota Sot