Mesfushorët më të mirë në Bundesligë - Leon Avdullahu zë vendin e 11-të
E përditshmja prestigjioze gjermane “Kicker” ka publikuar të mërkurën vlerësimin e mesfushorëve më të dalluar të stinorit vjeshtor në edicionin 2025/2026 të Bundesligës.
Në këtë listë elitare ka zënë vend edhe Leon Avdullahu, mesfushori i TSG Hoffenheim dhe reprezentues i Kosovës, i cili renditet në vendin e 11-të në rangimin e përgjithshëm.
“Leon Avdullahu i mbyll hapësirat te Hoffenheimi sipas udhëzimeve taktike”, ka shkruar “Kicker”, duke vënë në pah disiplinën dhe rolin e tij të rëndësishëm në organizimin defensiv të skuadrës.