Liverpool i është shtuar listës së gjatë të ekipeve që duan Mason Greenwood.
Sulmuesi anglez po shkelqen në Ligue 1 tek Olimpique Marseille, ku ka shënuar 15 gola deri tani dhe ka dhënë 4 asiste.
Liverpool e sheh 24-vjeçarin si zëvendësuesin ideal për Mohamed Salah, pasi egjiptiani pritet të largohet në fund të këtij sezoni. Megjithatë, marrëveshja me ekipin francez nuk do të jetë aspak e lehtë.
Duke parë interesin e shumtë për Greenwood, Marseille e vlerësona të 100 milionë euro, shifër që mesa duket Liverpool është i gatshëm ta paguajë.
Për Greenwood do të ishte një rikthim në Premier League, pasi më parë ka luajtur për Manchester United.