Publikohen formacionet zyrtare të duelit të Superkupës mes Barcelonës dhe Atletik Bilbaos

- Bota Sot

Publikohen formacionet zyrtare të duelit të Superkupës mes Barcelonës dhe Atletik Bilbaos

Përballja mes Barcelonës dhe Atletik Bilbaos nis sot rrugëtimin e Superkupës së Spanjës, që do të vazhdojë nesër me derbin e Madridit mes Realit dhe Atletikos.

Në ndeshjen e sotme, përballen dy skuadra që kanë dhuruar shpesh duele të zjarrta.

Por në fushë të paktën nga fillimi, do të mungojnë lojtarë të cilët priteshin mes protagonistëve.

Flik ka vendosur të lërë në stol Jamal në startin e ndeshjes, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë edhe Valverde me Niko Uilliams.

FORMACIONET ZYRTARE

Barcelona: Joan Garcia, Kunde, Erik, Kubarsi, Balde, Pedri, De Jong, Bardaxhi, Fermin, Rafinja, Ferran Torres.
Trajner: Hansi Flik

Atletik Bilbao: Unai Simon, Areso, Vivian, Paredes, Adama, Hauregizar, Rego, Berenguer, Sancet, Robert Navarro, Injaki Uilliams.
Trajner: Ernesto Valverd.



Read it all at Bota Sot