Ndeshjet e darkës në Serinë A shohin në fushë Interin kryesues, i cili përballë Parmës do të kërkojë që të shkëputet nga ndjekësit në renditje.
Trajneri Kivu ka vendosur që në këtë sfidë në mesjavë, t’i besojë një vend në sulm Espozitos përkrah kapitenit Lautaro Martinez.
Ndërkohë, luhet paralelisht edhe dy ndeshje të tjera, me Lacion që pret Fiorentinës, si dhe Torinon që pret Udinezen.
Te kjo e fundit bie në sy se Kristjan Asllani është përsëri në stolin e rezervave, në pritje të vendimin për largimin e tij nga klubi “granata”.