Gjimshiti me Atalantën e lë duarbosh Bologna-n

- Bota Sot

Gjimshiti me Atalantën e lë duarbosh Bologna-n

Atalanta ka treguar lojë të madhe në Bologna, duke u kthyer me pikë të plota.

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, me bashkëlojtarët treguan angazhim e lojë, duke u shpërblye me fitore me rezultat 2:0 ndaj Bologna-s, në takimin e javës së 19-të të Serie A në futboll.

Gjimshiti, si zakonisht nga minuta e parë, kontributi i të cilit ishte i madh ne trepikëshin e madh.

Krstoviq shënoi në minutën e 37-të e të 60-tën.

Atalanta kalon Bologna-n në klasifikim. 

Skuadra e Atalantës zë vendin e shtatë me 28 pikë, dy më shumë se Bologna që gjendet një vend më poshtë.



Read it all at Bota Sot