Shqipëria ka një asistente të re në FIFA

- Bota Sot

Shqipëria ka një asistente të re në FIFA

FIFA ka përditësuar listat e gjyqtarëve ndërkombëtarë për vitin 2026 dhe ka prurje të reja sa i përket femrave me një emër të ri që i është shtuar listës për Shqipërinë.

Emanuela Rusta dhe Eglantina Pjetrushaj mbeten si kryesore në këtë listë, ndërsa po ashtu janë konfirmuar si asistente Edjena Kapxhiu, Koleta Prenga dhe Mirjeta Salla.

Ndërkohë, pas 7 vitesh nga listat e FIFA-s është larguar asistentja Erinda Kume, duke u përfshirë në vend të saj Jena Mala.

Kjo e fundit drejton prej vitesh në futbollin e femrave duke ndjekur këtë pasion përkrah edhe punës së saj si instruktore fitnesi në një palestër në Tiranë.



Read it all at Bota Sot