Këta janë disa nga të arrestuarit nga aksioni i gjerë i Prokurorisë

- Gazeta e Prizrenit

Këta janë disa nga të arrestuarit nga aksioni i gjerë i Prokurorisë
Dhjetëra persona janë arrestuar deri tash nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga shumë prokurorë të cilët janë duke realizuar një aksion të gjerë në gjithë vendin, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali deri në këto momente, në gjithë Kosovën janë arrestuar dhjetëra persona të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”.

Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se të arrestuar janë: Sami Kryeziu-ish drejtor, Valon Berisha-ish drejtor i financave, Valon Duraj, Naser Biri, ish pronari i Parts Center.

Lajmin për aksionin e madh, për Gazetën Sinjali e ka konfirmuara edhe Petrit Kryeziu, kryeprokurori i Prizrenit, i cili tha se është duke e udhëhequr aksionin në Prishtinë.

“Aksioni është i gjerë dhe përfshinë të dyshuar në të gjithë Kosovën. Target kemi më shumë se 40 persona”, tha Kryeziu për Gazetën Sinjali.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Read it all at Gazeta e Prizrenit