Goli i Markusit për Interin futet në histori

- Bota Sot

Goli i Markusit për Interin futet në histori

Vëllezërit Turam, Kefren dhe Markus shënuan gola në raundin e 19-të të Serisë A dhe e bënë pikërisht në qytetet e tyre të lindjes.

Kefren lindi në Reggio Emilia 24 vjet më parë dhe ishte në kryeqytetin provincial të Emilianës ku luajti për Juventusin, i cili mundi lehtësisht Sasuolon me 3 gola.

Nga stadiumi Mapei në Tardini, mbrëmë ishte radha e Markus për të luajtur kundër Parmës, aty ku lindi 28 vjet më parë.

Ndryshe nga vëllai i tij, Turam nuk ishte titullar, por e gjeti një mënyrë për të bërë histori. Goli i tij, i cili vulosi rezultatin 0-2 është më i fundit në historinë e Interit në sezonin me 20 ekipe në Serie A dhe erdhi në minutën e 97-të e 6 sekonda.



Read it all at Bota Sot