Haaland, 150 gola për Cityn

- Bota Sot

Haaland, 150 gola për Cityn

Erling Haaland ka arritur një moment historik për Manchester Cityn duke realizuar 150 gola në vetëm 173 paraqitje në të gjitha garat.

Sulmuesi norvegjez shënoi golin e tij të 150-të me një penallti në minutën e 41-të kundër Brighton, duke “çimentuar” statusin e tij si një nga sulmuesit më të frytshëm të klubit në histori.

Për të arritur këtë shifër, atij i duheshin vetëm 28 ndeshje më pak se çdo lojtar tjetër i Premier Ligës që nga krijimi i saj në sezonin 1992-1993.

Vetëm 25 vjeç dhe ai tashmë ka tejkaluar shumë legjenda të Cityt për sa i përket shpejtësisë në arritjen e këtyre shifrave. Sulmuesi tani synon të kalojë Xhoe Hajes dhe Billi Meredith, të dy me nga 152 gola, dhe më pas Kolin Bell, i cili ka 153.

Në krye të listës së të gjitha kohërave, sigurisht, mbetet Serxhio Aguero, i cili shënoi 260 gola për “Qytetarët”.

Performancat e Haland për Cityn kanë qenë mbresëlënëse që nga debutimi i tij në sezonin 2022-2023, kur ai vendosi rekord pas rekordi, 36 gola në Premier Ligë (rekordin më të lartë të klubit në të gjitha kohërat e sezonit) dhe 52 gjithsej, gjithashtu një rekord i ekipit.

Sezonin pasardhës, ai konfirmoi qëndrueshmërinë e tij, duke fituar një tjetër “Këpucë të Artë” me 27 gola në 31 ndeshje në ligë dhe 38 gjithsej në të gjitha garat.

Edhe në një fushatë më të vështirë 2024-2025, Haland ruajti mesataren e tij të shënimit me 34 gola në 48 ndeshje.

Sezoni 2025-2026 e sheh atë në një formë të jashtëzakonshme, 26 gola në 26 paraqitje deri tani, duke konfirmuar aftësinë e tij mbresëlënëse për të lënë gjurmë në çdo ndeshje.



Read it all at Bota Sot