Sahiti në kërkim të skuadrës së re

- Bota Sot

Sahiti në kërkim të skuadrës së re

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti pritet të largohet nga Hamburgu gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sahiti ka humbur vendin startues te skuadra gjermane pas problemeve që pati me trajnerin.

Sulmuesi kosovar po punon me agjentin e tij për të gjetur klubin e ri. Skuadra e St. Paulit ka shprehur interesim, por siç raportohet – futbollisti është duke parapëlqyer një kalim në Arabinë Saudite.

Nuk dihet nëse ndonjë skuadër ka shprehur interesim për futbollistin, por duket se destinacioni ideal për të është Liga Profesionale arabe.

27-vjeçari ka zhvilluar vetëm katër ndeshje me fanellën e Hamburgut në të gjitha garat.

Ai ishte transferuar te skuadra gjermane nga Hajduk Spliti për 1.2 milionë euro.



Read it all at Bota Sot