Sonte në mbrëmje merr jetë supersfida e parë e vërtetë e vitit në Angli

- Bota Sot

Sonte në mbrëmje merr jetë supersfida e parë e vërtetë e vitit në Angli

Sonte në mbrëmje merr jetë supersfida e parë e vërtetë e vitit në Angli, kur kampionët në fuqi të Premier Ligës luajnë në “Emirates Stadium” përballë kryesuesve të kampionatit, Arsenal.

Një ndeshje e cila pritet që të jetë mjaft e luftuar.

Për këtë sfidë Arne Slot do të ketë mjaft dilema sa i përket formacionit pasi përveç Isak, i cili do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë, ndërsa me shumë mundësi,

Sonte në mbrëmje merr jetë supersfida e parë e vërtetë e vitit në Anglii Liverpulit mund të bëjë llogaritë edhe me mungesën e Hugo Ekitike, që është në dyshim.

“Kjo ndeshje ka mjaft rëndësi për ne. Jemi ende në lojë në tri fronte dhe për ne do të jetë një takim mjaft delikat pasi do të ndeshemi me një nga skuadrat më të mira të viteve të fundit. Ky sezon ende s’ka përfunduar për pasi mund të arrijmë shumë suksese bashkë”, u shpreh Slot.

Dëmtimet e disa lojtarëve kanë bërë që “Reds” të lidhen me disa përforcime gjatë janarit, por trajneri i ekipit, Slot, ka thënë se është i kënaqur me organikën e skuadrës.

“Para së gjithash, jam i kënaqur me skuadrën që kemi, është në përputhje me mua, Riçard Hjugs dhe pronarët. Ky grup është i talentuar nëse të gjithë janë të disponueshëm, asgjë pozitive nga lëndimet, por ndoshta nëse do të mund të mendoja për rrëfimin që është gjithmonë aty, se kemi shpenzuar kaq shumë gjatë verës.

Ne zëvendësuam dhe shpenzuam pak më shumë sesa morëm. Askush nuk donte ta dëgjonte, por ndoshta tani, për herë të parë, njerëzit e shohin se ne kemi zëvendësuar me lojtarë shumë të mirë.

Kështu që ky klub është në një pozicion shumë të mirë nëse të gjithë janë të disponueshëm. Në të ardhmen e shkurtër dhe afatmesme… deri në afatgjatë”, përfundoi trajneri i “Reds”.



Read it all at Bota Sot