Me një vlerë prej 343 milionë eurosh , Lamine Yamal vazhdon të jetë lojtari më i shtrenjtë në botë.
Ylli i Barcelonës ka një diferencë të madhe me Erling Haaland dhe Kiljan Mbapenë që plotësojnë podiumin
Performancat e Lamine Yamal me Barcelonën vazhdojnë ta rrisin vlerën e tij në treg.
Sipas raportit të fundit nga Observatori i Futbollit CIES mbi 100 lojtarët më të vlefshëm, talenti i Barçës vlerësohet 343 milionë euro, duke trefishuar vlerën e tregut të lojtarëve të tjerë të gjeneratës së tij. Ai kryeson listën me një diferencë të madhe nga ndjekësit më të afërt, Haland dhe Mbappe.
Kryesuesi i kësaj liste i vitit të shkuar, Belingham ka zbritur në vendin e katërt. Anglezi vlerësohet me 153 milionë euro, ndërsa pas tij vjen Michael Olise.
Renditja vijon me Florjan Virtz, Désiré Doué dhe João Neves, Arda Güler dhe Pedri. Ndërkaq, fituesi i topit të artë, Dembele, nuk është përfshirë as në 10-çen më të shtrenjtë në botë.
Vlera më e lartë për një lojtar jashtë 5 ligave të mëdha të Europës u regjistrua për brazilianin Vitor Roque të Palmeiras me 85 milionë euro.
Ndërkaq, Donnarumma kryeson tabelën për portierët, me një vlerë prej 81 milionë eurosh, ndërsa Pau Cubarsí dhe Nico OReilly janë dy qendërmbrojtësit më të vlefshëm në botë sipas CIES.
Sulmuesi i Manchester Sitit po kalon një formë mjaft të mirë këtë sezon. Në 20 ndeshje ai ka shënuar 19 gola, dhe në merkato ka një vlerë prej 255 milionë euro sipas CIES.
Podiumi plotësohet nga Mbape. Francezi kishte një sezon fantastin në aspektin personal me Realin dhe kjo ka bërë që ai të vlerësohet 201 milionë euro në merkato