Projektohen 5 afrime të reja për të “shpëtuar” Flamurtarin

- Bota Sot

Projektohen 5 afrime të reja për të “shpëtuar” Flamurtarin

Flamurtari është një prej skaudrave që po lëviz “gurët” në merkaton e janarit.

Madje kuqezinjtë bënë “zhumë” në ditët e fundit të dhjetorit, ku në Vlorë nisën të ëndërronin për transferimin e Sokol Cikalleshit dhe Armando Sadikut.

Pas disa ditësh, nuk ka asgjë prej palëve dhe në këto kushte duket se gjithçka është “harruar”.

Por pavarësisht kësaj, drejtuesit kanë planifikuar edhe 5 afrime të tjera për të “shpëtuar” sezonin.

Janë projektuar futbollistët dhe tashmë krerët e vlonjatëve kanë nisur punën për të “plotësuar dëshirat” e stafit teknik.

Ndërhyrjet do të jenë nga mbrojta në sulm, në mënyrë që në çdo repart të shtohet cilësia. Ndërkohë siç dihet Flamurtari aktualisht në “Abissnet Superiore” është i parafundit në klasifikim, ku ka arritur të grumbullojë 14 pikë pas 18 ndeshjesh, teksa rrezikon edhe mbijetesën në elitë.



Read it all at Bota Sot