Fahd Ndzengue është zyrtarisht futbollist i ri i Shkëndijës.
Pasi kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore, sulmuesi 25 vjeçar hodhi firmën e tij në kontratën me kuqezinjtë.
KF Shkëndija me kënaqësi komunikon angazhimin futbollistit ofenziv, Fahd Ndzengue.
Sulmuesi nga Gaboni te Shkëndija vjen nga tabori i AP Brera e Strumicës.
25 vjeçari sot kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore, para se të firmoste kontratën 2.5 vjeçare me kuqezinjtë.
Fahd Ndzengue në gjysmësezonin vjeshtor me AP Breran shënoi 8 gola dhe 2 asiste në 16-të ndeshje në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Në sezonin paraprak kishte efekt prej 6 golave në 14-të ndeshje me Brerën. Numëron 3 paraqitje me kombëtaren e Gabonit, ndërsa vjen në Shkëndijë si një armë shtesë për pjesën ofenzive të skuadrës.
Nga tabori i KF Shkëndija, Fahd Ndzengues i dëshirojmë mirëseardhje në mesin tonë, duke i uruar shumë suksese me fanellën kuqezi.