Tirana është pa frena në këtë merkato dimri.
Pas zyrtarizimit të Redon Xhixhës, një tjetër emër i bujshëm pritet te bardheblutë.
Bëhet fjalë për Endri Çekiçin siç raporton “Talentet Shqiptare”.
Ish-lojtari i Kombëtares shfaqet edhe në radarin e Flamurtarit me Egnatian.
Kjo situatë është krijuar pasi eksperienca me Belouizdad në Algjeri nuk ka përmbushur pritshmëritë.
Kontrata do të përfundonte para kohe.
I lindur në Pogradec, Çekiçi do e kishte një rikthim pas 12 vitesh. Fantazisti pasi dilte nga moshat e Pogradecit, luante për një periudhë me Teutën.
29-vjeçari do të shtonte alternativat në mesfushë, por edhe për fazën ofensive. Tirana është skuadra më aktive e merkatos deri tani.