Zendelovski - pjesë e Struga Trim Lum

- Bota Sot

Zendelovski - pjesë e Struga Trim Lum

Adrian Zendelovski, një futbollistë i rritur dhe ndërtuar në Suedi, është emri më i ri i Struga Trim Lum.

“Struga Trim Lum me kënaqësi ju njofton për arritjen e marrëveshjes me 20- vjeçarin Adrian Zendelovski, një futbollistë ky me origjinë nga Maqedonia, por që ka lindur dhe është ndërtuar si futbollistë në Suedi.

I njëjti luan si mesfushor defanziv, ndërsa hapat e parë i ka bërë te ekipi i njohur suedez, Malmö FF.

Vitin 2014 si profesionist i ishte bashkuar skuadrës së Skövde AIK, për të luajtur më pas në formë huazimi edhe me skuadrën e BK Olympic, që njëherit ishte edhe skuadra e tij e fundit që kishte luajtur, para se të pranoj që për herë të parë në karrierën e tij të luaj me një skuadër nga Maqedonia e Veriut, vendit të të parëve të tij.

Zendelovski aktualisht është pjesë e ekipit U21 të Maqedonisë, për të cilën ka zhvilluar 13 ndeshje zyrtare, ndërsa gjithashtu parapraksiht kishte kaluar të gjitha grupmoshat e ekipit përfaqësues të vendit tonë, madje duke kontribuar edhe me gola.

Me Zendelovskin kemi firmosur kontratë për 3.5 vite, ndërsa i njëjti të njëjtin e firmos në praninë e Drejtorit Sportiv, Besart Isaku.

Të gjithë nga tabori i Struga Trim Lum i urojmë mirëseardhje talentit të shpresave futbollistike të vendit tonë, që tashmë do të jetë edhe pjesë e familjes së madhe “bardhekuq””, njofton FC Struga TL.



Read it all at Bota Sot