KF Shkëndija dhe mbrojtësi Belica ndajnë rrugët

- Bota Sot

KF Shkëndija dhe mbrojtësi Belica ndajnë rrugët

Mbrojtësi strugan Egzon Belica nuk do të jetë pjesë e e Shkëndijes së Tetovës në vazhdim të sezonit. 

Shkëndija falënderon lojtarin për kontributin dhe profesionalizmin e treguar në fanellën kuqezi.

KF Shkëndija dhe mbrojtësi Egzon Belica ndajnë rrugët. Lojtari dhe kryesia në diskutim të përbashkët vlerësuan se në këtë moment interes i dy palëve është që futbollisti të kërkojë mjedis ku do të ketë më shumë hapësira për të luajtur. 

“Belica erdhi në Shkëndijë në afatin kalimtar të verës së shkuar (2025) për të shtuar konkurencën në situatë kur klubi garonte në tre fronte, kampionatin vendor, Kupën e vendit dhe UEFA Conference League. 

KF Shkëndija i uron Egzon Belicës suksese të shumta në vazhdim të karrierës dhe mbarësi në çdo hap të jetës!”, njofton klubi.



Read it all at Bota Sot