Kancelari gjerman Merz jep zgjidhjen: Rusia nuk e dëshiron armëpushimin, ja çfarë duhet të bëjmë tjetër!

- Bota Sot

Kancelari gjerman Merz jep zgjidhjen: Rusia nuk e dëshiron armëpushimin, ja çfarë duhet të bëjmë tjetër!

Kancelari gjerman Friedrich Merz thotë se Evropa duhet të rrisë çmimin e luftës në Ukrainë dhe ta detyrojë Rusinë të pranojë një armëpushim.

“Një armëpushim nuk është ende në axhendë, natyrisht sepse Rusia nuk e dëshiron atë”, tha Merz pas bisedimeve në konferencën e partisë së tij simotër konservatore në Bavari.

Dhe më tej ai shtoi se zgjidhja e vetme është që Evropa dhe Ukraina ta rrisin çmimin e luftës, që Rusia të kuptojë se nuk mund ta vazhdojë atë më tej.

“Prandaj, ne duhet të vazhdojmë të rrisim çmimin e kësaj lufte – Rusia duhet të kuptojë se nuk ka kuptim ta vazhdojë atë”, tha Merz.

 



Read it all at Bota Sot