Bayern ka gati zyrtarizimin e tri nënshkrimeve

- Bota Sot

Bayern ka gati zyrtarizimin e tri nënshkrimeve

Bayern Munih nuk pritet të transferoj ndonjë lojtar të ri gjatë merkatos së janarit, por bavarezët po punojnë për të siguruar rinovimin e kontratave për 3 futbollistë kryesor.

I pari është rinovimi me Dayot Upamecano-n, klubi bavarez ka pranuar kërkesën e tij për rrogën 20 milionë euro në sezon.

Ndërkohë dy rinovimet e tjera janë ato të Konrad Laimer dhe Serge Gnabry. Zyrtarizimi i tre rinovimeve pritet të ndodhë brenda merkatos së janarit.

Lidhur me largimet, është planifikuar vetëm ai i Sacha Boey, për të cilin ka oferta deri në 20 milionë euro.



Read it all at Bota Sot