Verratti si De Rossi

- Bota Sot

Verratti si De Rossi

Marco Verratti si Daniele De Rossi? Mesfushori 33-vjeçar, pas largimit nga PSG, është transferuar në Katar dhe nga vera e kaluar luan për Al Duhail.

Sipas “DSports” në Argjentinë, italiani është në shënjestrën e Boca Juniors.

Klubi argjentinas kërkon përforcime në prag të Kupës Libertadores.

Kontaktet me mesfushorin, – që sipas shtypit argjentinas kërkohet dhe nga Milani, – kanë qenë të shpeshta. Boca Juniors më parë duhet të lirojë një nga 6 vendet e rezervuara për futbollistët e huaj.

Katër prej tyre janë zënë tashmë, e pesta është për kolumbianin Marino Hinestroza dhe e fundit për uruguaijanin Marcelo Saraçhi. Italiani pëlqehet shumë nga klubi i madh argjentinas,  pavarësisht moshës.

Me eksperiencën e tij Verratti do të ishte një vlerë e shtuar për Boca Juniors.



Read it all at Bota Sot