39 të arrestuar në aferën e BKS-së, transaksioni më i lartë 68 mijë euro

- Gazeta e Prizrenit

39 të arrestuar në aferën e BKS-së, transaksioni më i lartë 68 mijë euro

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, bëri të ditur se janë arrestuar 39 persona në aksionin e sotëm.

“Cak i hetimeve ne mesin e hetimeve jane ish-drejtori ekzekutiv i BKS-së dhe ish-drejtori i Departmentit financiar i BKS-së, duke keqpërdorur autorizimet që i janë besuar nga BKS-ja u kanë mundësuar personave të ndryshëm dhe vetvetes të bartnin transaksione të ndryshme ku kanë arritur përfitime të medha për vete dhe i kanë shkaktuar dëm BKS-së. Kanë keqpërdorur autorizimet ekonomike dhe kanë përpiluar dokumente të falsifikuara, të cilat ne kemi vlerësuar që ato i kanë përdorur të mirëqena dhe i kanë shkaktuar dëm BKS-së prej 1 milion e 43 mijë euro. 166 transaksione të dyshimta. 25 prej tyre kanë të bëjnë me 12 persona, me të cilët kanë arritur ujdi fiktive jashtë gjyqësore kinse për përfaqësim si të autorizuar të personave që më herët kanë pasur aksidente në komunikacion dhe i kanë kompensuar në vitet 2022-2023, përderisa personat e njëjtë kanë qenë të kompensuar në vitet e më hershme 2016 apo 2017”, tha kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit”.

Kryeziu bëri të ditur se janë sekuestruar para kesh në vlerë prej 23 mijë e 700 euro, ari, aksesorë, orë dore të ndryshme, armë e pajisje elektronike.

Ai tha se në bashkëpunim të ngushtë me Njësinë e Inteligjencës Financiare kanë arritur t’i bllokojnë të hollat prej 1 milion e 300 mijë e 886 euro.

Në këtë aksion ishin të angazhuar rreth 400 zyrtarë policorë.



Read it all at Gazeta e Prizrenit