Borussia kërkon të mos e humbasë pa fitim

- Bota Sot

Borussia kërkon të mos e humbasë pa fitim

Nico Schlotterbeck po afrohet gjithnjë e më shumë drejt Real Madridit, sipas raportimeve të mediave gjermane, përfshirë ‘Bild’.

Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmundit është bërë prioritet për mbrojtjen e skuadrës madrilene pas avancimeve në rinovimin e kontratës së Dayot Upamecanos me Bayernin e Mynihut.

Gjermani ka kontratë me BVB deri në vitin 2027, dhe klubi tashmë shqetësohet se mund ta humbasë falas në fund të saj, duke lënë të hapur mundësinë e një shitjeje verën e ardhshme.

Situata në merkato e favorizon Real Madridin, pasi Bayerni ka siguruar rinovimin e Upamecanos, duke reduktuar nevojat e tyre në qendër të mbrojtjes dhe duke rritur interesin e ‘Los Blancos’ për Schlotterbeck, sidomos në rast të largimit të mundshëm të Antonio Rüdiger-it.

Megjithatë, Borussia Dortmundi nuk do ta lehtësojë transferimin. Klubi e vlerëson Schlotterbeck-un mbi 50 milionë euro dhe vazhdon bisedimet për rinovimin e kontratës, duke e konsideruar si një element kyç të projektit afatgjatë. Vetë mbrojtësi gjerman ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar dhe po e shtyn zgjedhjen e së ardhmes së tij.

Nga ana tjetër, Borussia ka mbyllur derën për një largim të mundshëm të Fábio Silva-s gjatë merkatos së dimrit. Drejtori sportiv, Sebastian Kehl deklaroi se nuk ekziston asnjë skenar në të cilin lojtari do të largohej, pavarësisht interesit nga klube të tjera dhe rolit të tij të kufizuar në pjesën e parë të sezonit.



Read it all at Bota Sot