Sarrit i zyrtarizojnë lojtarin për të cilin deklaroi se nuk ia kishte idenë se kush ishte

- Bota Sot

Sarrit i zyrtarizojnë lojtarin për të cilin deklaroi se nuk ia kishte idenë se kush ishte

Mauricio Sarri kishte një shpërthim të pazakonte dje para mediave teksa po fliste pas ndeshjes së skuadrës së tij ndaj Fiorentinës.

Trajneri i Lacios, ishte i inatosur për merkaton e lojtarëve, e cila më në fund u hap, por jo me emrat që kishte ai në mendje.

Trajneri ishte dukshëm i inatosur që Lacio nuk ia kishte dalë të firmoste me Raspadorin, por ndërkohë kishte parë të largohej Kastejanos e në fund edhe Guenduzin.

Ndërkohë, drejtuesit kishin afruar një lojtar si Petar Ratkov, për të cilin tha se nuk kishte asnjë ide kush ishte.

“Për Guanduzin ishte i bindur që ishte një nga 7-8 lojtarët mbi të cilët të ndërtonim të ardhmen. Por kur arrijnë oferta të atyre përmasave, bëhet e vështirë për një realitet si i yni që të mbajmë disa profile dhe e kuptoj.

Sa u përket Ratkov, nuk e njoh ende, nuk diç farë të them, duhet të mësoj dhe ta vëzhgoj, të luftoj aftësitë dhe defektet dhe si ta përfshij. Me shumë mundësi klub e ka ndjekur më shumë se unë. Nuk bëj skautin, nuk e njoh Ratkov dhe nuk e ndjek kampionatin austriak”, ishin fjalët e Sarrit.

Pak orë pasi Sarri pat këtë shpërthim publik, Lacio zyrtarizoi pikërisht sulmuesin serb, Petar Ratkov, të cilin e kishte marrë nga Salcburg në kampionatin austriak duke paguar rreth 13 milionë euro për të.

Në eksperiencën e parë te Lacio, Sarri kishte shpesh përplasje me Igli Taren i cili kishte afruar në ekip pikërisht ato lojtarë të cilët trajneri tani ankohet se po largoheshin, të cilët i njihte, por sipas tij nuk ishin në lartësinë e duhur.

Një pjesë e fajit për dështimin e Lacios në atë edicion iu faturua pikërisht Tares, por tashmë është e qartë se ndoshta për Sarrin ka ardhur koha që t’i kërkojë falje drejtuesit shqiptar.



Read it all at Bota Sot