Rudiger titullar ndaj Atletico Madridit

- Bota Sot

Rudiger titullar ndaj Atletico Madridit

Gjendja fizike e Antonio Rüdiger ka qenë në qendër të vëmendjes sot në mediat spanjolle, për shkak të dyshimeve mbi aktivizimin e tij në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madrid.

Fillimisht, mbrojtësi gjerman u raportua si dyshim i madh për shkak të shqetësimeve në gju, por testet mjekësore kanë treguar se bëhej fjalë vetëm për një problem minimal.

Sipas gazetarit Miguel Ángel Díaz, Rüdiger do të startojë nga minuta e parë, pavarësisht se vazhdon të ndiejë dhimbje.

Vendimi për ta aktivizuar është një lajm pozitiv për Real Madridin dhe planet e Xabi Alonsos, por gjithashtu mbetet shqetësues, duke pasur parasysh se lojtari ka kaluar një operacion vitin e kaluar dhe po luan sërish përmes dhimbjes.

Rüdiger ka zhvilluar shtatë ndeshje në La Liga këtë sezon dhe së fundmi luajti 89 minuta në fitoren ndaj Real Betis, duke qenë një nga pikat kyçe të mbrojtjes madrilene.



Read it all at Bota Sot