Futbollisti transferohet për 3 milionë euro në MLS

- Bota Sot

Futbollisti transferohet për 3 milionë euro në MLS

Klubi i Egnatias në vitet e fundit ka promovuar mjaft lojtarë të cilët kanë bërë rrugëtime të rëndësishme edhe në kampionate të tjera më të forta.

Dhe ai që duket se po spikat më shumë është një emër i cili në radhët e rrogozhinasve kishte pak hapësira, pasi një klub në MLS sot ka zyrtarizuar transferimin e tij për 3 milionë euro.

Bëhet fjalë për nigerian Hamzat Ojediran, i cili u bë pjesa e Egnatias në sezonin 2022-2023, duke debutuar si profesionist me ekipin e Edlir Tetovës.

Ai luajti pak ndeshje me rrogozhinasit, për t’u transferuar në shkurtin e vitit 2023 te Debreçen në Hungari, fillimisht në formë huazim e më pas si transferim përfundimtar për 45 mijë euro. Nga Debreçeni, në vitin 2024 ai bëri hapin cilësor duke kaluar te Lens në Francë, klub i cili e bleu për 1,35 milionë euro.

Sot, klubi i Kolorado Rapids në MLS ka bërë të ditur se ka transferuar mesfushorin nigerian, duke nënshkruar me të kontratë deri në vitin 2029, me të drejtën e zgjatjes edhe për dy vite të tjera.

Sipas asaj që bëhet e ditur, shifra për transferimin e tij është 3 milionë euro, një ndryshim jashtëzakonisht i madh nga ajo që përfitoi fillimisht Egnatia kur i dha lamtumirën në verën e vitit 2023.



Read it all at Bota Sot