Derbi i zjarrtë i Madridit

- Bota Sot

Derbi i zjarrtë i Madridit

Në Xhedah të Arabisë Saudite luhet sot një supersfidë me shumë histori, derbi i Madridit mes Atletiko dhe Real.

Një sfidë e ndezur, e cila këtë herë ka në lojë një biletë për finalen e Superkupës së Spanjës, ku i pret Barcelona.

Të dy skuadrat vijnë pa ndryshime të shumta në krahasim me ndeshjen e fundjavës, pasi Simeone i ka besuar thuajse të njëjtit formacion, duke hedhur vetëm Gallager nga fillimi në mesfushë në vend të Barrios.

Kurse Çabi ALonso ka përsëritur të njëjtin rreshtim të skuadrës e cila mundi me goleadë Betisin.

FORMACIONET ZYRTARE

ATLETIKO MADRID: Oblak; Jorente, Pubil, Hançko, Ruxheri; Xhuliano Simeone, Gallager, Koke, Baena; Sorloth, Hulian Alvarez.
Trajner: Diego Siemone

REAL MADRID: Kurtua; Valverde, Asensio, Rydiger, Karreras; Kamavinga, Tçuameni, Bellingam; Rodrigo, Gonzalo, Vinicius.
Trajner: Çabi Alonso.



Read it all at Bota Sot