Barcelona është në prag të një transferimi të rëndësishëm në mbrojtje.
Pas fitimit të garës ndaj Interit, klubi ‘blaugrana’ po përgatitet të mirëpresë Joao Cancelo-n për krahun e djathtë të skuadrës së Hansi Flick, duke forcuar repartin për pjesën e dytë të sezonit.
Deklaratat e Deco-s mbrëmjen e kaluar konfirmuan se blerja ishte në fazë përfundimi, dhe njoftimi zyrtar mund të bëhet shumë shpejt.
Sipas ‘Mundo Deportivo’, mbrojtësi mund të mbërrijë në qytet që nesër për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas të firmosë kontratën me Barcelonën.
Kjo është një goditje e madhe për presidentin Joan Laporta, ndërsa Cancelo do të vijë te Barça me formën e huazimit nga Al-Hilal. Marrëveshja mes klubeve është arritur prej disa ditësh, ndërsa në ditët e fundit është gjetur edhe pajtueshmëria me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes.
Ky transferim pritet të forcojë ndjeshëm krahun e djathtë të Barcelonës dhe të sigurojë alternativë cilësore për trajnerin Flick në vazhdim të sezonit.