Luftë “titanësh” për supertalentin e Leipzigut!
Arsenal, Bayern dhe PSG kanë nisur garën për Yan Diomande, talentin 19-vjeçar të RB Leipzig.
Me paraqitje mbresëlënëse këtë sezon, futbollisti nga Bregu i Fildishtë pritet të largohet në verë për një shumë që kalon 100 milionë euro, duke u kthyer në një nga transferimet më të bujshme të këtij viti.
Sipas mediave gjermane, skuadrat e lartëpërmendura tashmë kanë filluar kontaktet e para me zyrtarët e Leipzigut përderisa në horizont shihet edhe dëshira e klubit gjerman për të përfituar një shumë të majme parash nga sulmuesi.