Ndeshja e sotme mes Milanit dhe Genoas ka një rëndësi shumë të madhe për renditjen e Serisë A, për të dy anët e klasifikimit.
Milani tashmë lufton për titullin dhe nuk duhet të humbasë pikë, për të shmangur arratinë e Interit.
Ndërsa miqtë, të drejtuar nga Daniele De Rossi, kanë arritur të bëjnë disa hapa para në krahasim me startin e vështirë të edicionit, por mbeten përsëri në zonën e rrezikut për rënien,
Bie në sy se në ndeshjen e sotme, trajneri Daniele De Rosi ka vendosur t’i besojë një vend në pankinë edhe sulmuesit të talentuar 18-vjeçar të Shqipërisë U19, Xhoi Nuredini, i cili shihet si një futbollist me të ardhme në radhët e kombëtareve shqiptare.
FORMACIONET ZYRTARE
MILAN (3-5-2): Menja; Tomori, Gabia, Pavloviç; Saelemakers, Fofana, Modriç, Rabio, Bartesagi; Pulisiç, Leao.
Trajner: Masimiliano Alegri
Genoa (3-5-2): Leali; Markandali, Ostigard, Vaskez; Norton-Kafi, Malinovski, Frendrup, Torsbi, Martin; Vitinja, Kolombo.
Trajner: Daniele De Rossi.