Reali eliminon Atleticon, përballet me Barcelonën në finale

- Bota Sot

Reali eliminon Atleticon, përballet me Barcelonën në finale

Valverde ishte pa asnjë dyshim kryefjala e mbrëmjes në Jeddah.

Mesfushori mahniti të gjithë të pranishmit në stadiumin e Arabisë Saudite me një supergol.

Real Madridi ka triumfuar me rezultat 2:1 ndaj rivalit të përjetshëm të qytetit, Atletico Madridit, duke siguruar kualifikimin në finalen e Superkupës së Spanjës.

Që në minutën e 2-të, Federico Valverde lëshoi një projektil nga rreth 30 metra, duke e dërguar topin në këndin e epërm të djathtë të portës për rezultatin 1:0 – një eurogol që ngriti në këmbë gjithë stadiumin.

Në minutën e 55-të, Rodrygo doli i vetëm përballë portierit dhe shënoi golin e dytë për Realin, pas një aksioni të bukur ku me asistim kontribuoi Valverde.

Atletico reagoi shpejt dhe ngushtoi humbjen në minutën e 58-të, kur Sorloth realizoi me kokë.

Me këtë fitore, Real Madridi siguron biletën për në finale, ku do të përballet me Barcelonën, në një tjetër El Clásico spektakolare, mes dy rivalëve të përjetshëm të futbollit spanjoll.



Read it all at Bota Sot