Leçe e dy mesfushorëve shqiptarë, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha, përballet të dielën me Parmën në kampionat.
Edhe këtë herë pritet që në fushë nga kuqezinjtë të jetë vetëm njëri prej tyre, Ramadani.
Sipas raportimeve të fundit nga shtypi sportiv italian, trajneri Di Francesco do të bëjë sërish pa Berishën, i cili nuk i ka kaluar ende problemet muskulore. Ndoshta javën e ardhshme mesfushori që ka impresionuar këtë sezon do të jetë gati për Leçen.
Rikthimi i Medon Berishës në fushë është i rëndësishëm edhe për Kombëtaren shqiptare.
Trajneri Silvinjo shpreson të ketë sa më shumë lojtarë në gjendjen e tyre optimale për sfidën e Play-off-it me Poloninë në muajin mars.