Pa fitues derbi i madh i Anglisë

- Bota Sot

Pa fitues derbi i madh i Anglisë

Derbi i madh anglez mes Arsenalit dhe Liverpoolit nuk prodhoi gola, me dy skuadrat që u ndanë baras 0:0, në kuadër të javës së 21-të të Premier League.

Ndeshja ishte e luftuar deri në minutën e fundit, por sulmuesit e të dyja skuadrave nuk patën mbrëmjen e tyre më të mirë.

Arsenali humbi një mundësi të artë për t’u shkëputur edhe më shumë në krye të tabelës, pavarësisht dominimit territorial në disa momente të takimit.

Nga ana tjetër, futbollistët e Liverpoolit u shfaqën kompaktë.

Pas këtij barazimi, Arsenali vazhdon të kryesojë Premier League me 49 pikë, duke mbajtur një epërsi prej 6 pikësh ndaj ndjekësit më të afërt, Manchester City.

Liverpooli renditet në vendin e katërt me 35 pikë, plot 14 më pak se lideri.



Read it all at Bota Sot