Milani ka zhgënjyer në “San Siro”, duke barazuar 1:1 ndaj Genoas, në kuadër të javës së 18-të të Serie A.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 28-të, kur Lorenzo Colombo realizoi për Genoan, duke befasuar publikun vendas.
Kur dukej se Milani po shkonte drejt humbjes, në skenë doli Rafael Leao, i cili në minutën e 90+2 shënoi golin e barazimit dhe shpëtoi kuqezinjtë nga disfata.
Dramat nuk përfunduan aty. Në minutën e 90+9, Genoa fitoi penallti, por Nicolae Stanciu dështoi nga pika e bardhë, duke humbur një rast të artë për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.
Sa i përket futbollistëve shqiptarë, ata mbetën në pankinë: Ardon Jashari te Milani dhe sulmuesi 18-vjeçar Joi Nuredini te Genoa.
Në renditjen e Serie A, Interi kryeson me 42 pikë, pasuar nga Milani (39), Napoli (38), Juventusi (36), Roma (36), Como (33) dhe Atalanta (28).
Genoa renditet në pozitën e 17-të me 16 pikë.